Ndalohet se transportonte dhitë pa dokumente

Një i dyshuar për kontrabandë me mallra është ndaluar dje rreth orës 09:20, në fshatin Debellde të Vitisë

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarin janë gjetur pesë krerë dhi, për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumentet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, kafshët i janë liruar pronarit, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.