Ilustrim Foto: KALLXO.com

Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik në sheshet e kryeqytetit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj njoftoi se është ndaluar qarkullimi i trotineteve elektrik në zonat ku ka frekuentim më të madh të këmbësorëve.

Sipas tij, kjo masë do të jetë në fuqi deri në votimin e një rregulloreje që po punohet.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka thënë Zogaj në Facebook.