Ndalohet qarkullimi i automjeteve motorike në rrugën 'Galip Badivuku' në Vushtrri

Drejtoria për Shërbime Publike në Vushtrri ka njoftuar se kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve motorike në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Sipas Drejtorisë ky vendim ka ardhur si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19, pasi ajo rrugë është shumë e frekuentuar për shkak të numrit të madh të lokaleve.

Bazuar në vendimin i cili hyn në fuqi që nga sot, nadlohet qarkullimi i mjeteve me veprim motori dhe qerreve tërheqëse në këtë rrugë nga ora 18:00 deri në orën 24:00.