Ilustrim

Ndalohet për një muaj qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme - Shtërpcë - Brezovicë

Qarkullimi i automjeteve të rënda  në rrugën  Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë do të ndërpritet nga 12 qershori deri më 11 korrik, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Sipas njoftimit kjo ndërpreje e përkohshme do të ndodh për shkak  të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit” për realizimin e murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë, e deri në fshatin Drajkovc.

Si pasojë e këtyre punimeve qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë, e deri në fshatin Drajkovc do të ndërpritet.

“Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.