Ndalohet për kalim ilegal të kufirit, në veturë i gjenden 13 goma

Një person është ndaluar për kalim ilegal të kufirit Kosovë-Serbi.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte hyrë në Kosovë me veturë dhe gjatë kontrollit atij në veturë i janë gjetur 13 goma të veturave për të cilat nuk kishte kupon se i kishte blerë në Serbi.

Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë përcjellë në terminal doganor dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Jarinjë dje rreth orës 14:00 dhe po trajtohet si kalim ilegal i kufirit e kontrabandë me mallra.