Prokuroria Themelore në Gjilan, Foto: KALLXO.com

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës i përfshirë në aksidentin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se pas aksidentit që përfundoi me fatalitet me vdekjen e një motiçiklisti, ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, ngasësit së veturës, që ishte i përfshirë në këtë aksident.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani.

“I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, përfundon njoftimi.

KALLXO.com më herët ka raportuar se një djalë ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Gjilan.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në rrugën “Halim Orana” në Gjilan. Sipas njoftimit si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar.

Aksident në Gjilan, vdes motoçiklisti

www.kallxo.com