Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Polici me inicialet R. Sh., është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Inspektorati Policor i Kosovës me vendim të Prokurorisë së Gjilanit.

Pas arrestimit dhe intervistimit, polici është dërguar në ndalim për 48 orë.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës se një polic po dyshohet se kishte kryer veprën penale sulm seksual ndaj një të miture.

Kjo ishte vërtetuar pasi u zbatuan edhe masat e fshehta me vendim të Gjykatës në Gjilan.

Polici saktësisht po dyshohet për veprën penale sulm seksual.

Suspendohet nga puna polici i dyshuar për sulm seksual