Prokuroria e Gjilanit
Ndalohet për 48 orë, nën dyshimin se rrahu një grua dhe kërcënoi policinë
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.
M.A., gjatë intervistimit në stacionin policor, gjithashtu ka kanosur me jetë zyrtarët policor.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në stacionin policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I ndaluari dyshohet për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të kërkojë masë të paraburgimit për të dyshuarin.