Prokuroria e Gjilanit

Ndalohet për 48 orë e dyshuara për plagosjen e 'Vali Corleone'

Prokuroria e Gjilanit e ka ndaluar për 48 orë A. S. nga Gjilani, si të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të ‘Vali Corleones’.

A. S. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Gjilanit, lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

KALLXO.com ka raportuar sot se Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka plagosur me armë zjarri Vali Corleonen.

‘Vali Corleon’e dyshohet se është plagosur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Plaga e tij siç mëson KALLXO.com nga burime brenda spitalit të Gjilanit është në zonën e këmbës.

Lëndimet që ka marrë ‘Corleone’ nga shkrepja e armës tashmë nga një e dyshuar, nuk është konsideruar e rëndë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjilan në lidhje me rastin.

Prokurori Isuf Sadiku në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se plaga te viktima është në regjionin e këmbës.

“Plagë ka marrë në pjesën e shputës së këmbës. Do të bëjmë kërkesë për masën e paraburgimit për të dyshuarën”, tha prokurori Sadiku.