Ndalohet një serb në veri, dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra

Policia e Kosovës njofton se njësitë policore kanë ndalur një veturë në rrugën Bistricë- Sharpel, me drejtues një serb, i cili dyshohet se ishte futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

Sipas njoftimit, në veturë të të dyshuarit janë gjetur rreth 1200 zogj të pulave.

Në lidhje me rastin, Policia thotë se është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.