Foto: Policia e Kosovës
Ndalohet një i dyshuar në Prishtinë, gjatë bastisjes iu gjet marihuanë
Një person i dyshuar për shitje të substancave narkotike është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë më 07.11.2024, derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 166.95 gramë.
Po ashtu, tek i njëjti janë gjetur qese plastike që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, dhe një telefon mobil.
“Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.Gjatë kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim: 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit me Marihuanë, Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe një (1) telefon mobil”- thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës në vazhdimësi po punon për parandalimin e veprave të kundërligjshme, në veçanti angazhime serioze janë duke u bërë në luftimin e përdorimit, shitjes dhe abuzimit me substanca narkotike.