Ilustrim

Ndalohet nga Policia, kontrabandonte kafe

Njësitet policore gjatë patrullimit në fshatin Shkozë të Vërmicës, kanë ndaluar një veturë e cila dyshohet se bënte tregti të ndaluar.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:40, kur gjatë kontrollit është vërtetuar se i dyshuar në automjet kishte pasur të ngarkuar kafe për aparat expreso, dhe nuk kishte dokumentet përkatëse.

Në vendin e ngjarjes ka dal inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.