
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ndalohet Nasim Haradinaj
25.9.2020 - 16:49
Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, është ndaluar nga hetuesit e Speciales, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, para pak minutash në Prishtinë.
Ai është ndaluar dhe më pas shoqëruar nga Policia përderisa po shkonte për intervistë në një studio televizive.
Njësitet e EULEX sot kanë bastisur zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati.
Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVL- UÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.