Ndalohet kontrabandimi i 56 deleve në Zveçan

Policia e Kufitare ka ndaluar kontrabandimin e 56 deleve në fshatin Rudar të Zveçanit

Sipas njoftimit të Policisë, kamioni me 56 delet është parë rreth orës 22:15 në magjistralen Mitrovicë-Jarinje.

Në njoftimin e policisë thuhet se kamioni drejtohej nga burrë i cili nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve.

Policia, gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore. Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar.

Kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.

Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes. Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e vendit.