Ndalohet i dyshuari që kanosi gazetarin Ermal Panduri
14.8.2024 - 12:16
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për kanosjen e gazetarit të RTV Dukagjinit, Ermal Panduri në Prishtinë.
Sipas njoftimit, se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i dyshuari me inicialet Xh.K.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari kanosur gazetarin gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.
Ky rast është iniciuar më 22.07.2024.
“I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Kanosja’, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.