Ilustrim

Ndalohet i dyshuari për sulmin ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë

Një profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë është sulmuar sot fizikisht në ambientet e Fakultetit.

Në lidhje me rastin, Policia ka ndaluar personin e dyshuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”, ka treguar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ajo si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore.

Sulmohet një profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë