Ndalohet grumbullimi për më shumë se 50 persona, në hapësira të hapura dhe të mbyllura
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar sot një varg masash kundër pandemisë COVID-19.
Ndër këto masa është edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave në hapësira të brendshme.
“Ndalohet grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona”, tha ai.
Kryeminstri, Avdullah Hoti, ditë më parë kishte theksuar se me 1 korrik do të shikohej mundësia e lëvizjes në drejtim të mbajtes së dasmave dhe hapjes së klubeve të natës, ndërkaq këngëtarë dhe pronarë të restorantve kishin kërkuar lejimin e tyre përmes një proteste në qendër të Prishtinës.
Qeveria e kaluar e drejtuar nga Albin Kurti kishte ndaluar hapjen e klubeve të natës dhe organizmin e dasmave si masë parandaluese. Ndërsa, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kishte publikuar një urdhëresë ku ndalohet mbajtja e ahengjeve në salla dasmash apo objekte tjera të ngjashme.