Ilustrim

Ndalohet ardhja e qytetarëve nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të varianteve të reja të COVID-19

Kabineti qeveritar ka marrë vendim që të ndaloj hyren e qytetarëve nga 3 shtetë në të cilat janë shfaqur variante të reja të COVID-19.

Këtë propozim e bëri Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale pandemike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja në vende si Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve në udhëtime, rekomandojmë të mos lejohet ardhja e udhëtarëve nga këto shtete. Shtohet një pikë e re, ndalohet hyrja në Kosovë e personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit e Kosovës që vijnë nga India, Brazili e Afrika e Jugut duhet të karantinohet nëpër shtëpi për 14 ditë dy herë në javë duke u testuar. Kjo pikë nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto vend për 48 orë”, tha Vitia.

Diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i këtij vendimi.

170 raste të reja dhe 4 vdekje nga COVID-19