Shpella e Gadimes. Foto: Atdhe Mulla

Ndalohen tubimet elektorale në hapësirat e Shpellës së Gadimes

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur të ndalojë tubimet elektorale në hapësira e Shpellës së Gadimes.

Përmes një njoftimi, MMPHI bënë të ditur se vendimi është marra pas dy tubimeve elektorale të mbajtur në hapësirat e shpellës.

“Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr. 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja”, thuhet njoftim.

Andaj, thuhet më tej në njoftim, MMPHI kërkon që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e Shpellës së Gadimes, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë.