Ilustrim

Ndalohen tre shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Tre burra shtetas të Turqisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet që tentuan përmes Aeroportit të Prishtinës të udhëtojnë me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit, tentuan të fluturojnë për në Dyseldorf me letërnjoftime italiane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dyshuarit O. V. (1998), R. D. (1999) dhe O. O. (1996) me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas PK-së ndaj të dyshuarve inicohet rasti “Falsifikim i dokumenteve”.