Ilustrim

Ndalohen për kontroll, dy të dyshuarve iu gjetën thikë e drogë në Prishtinë

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Gjatë ditës së djeshme dy persona të dyshuar janë ndaluar nga policia në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë për kontroll.

Policia ka gjetur te të njëjtit dy thika dhe një sasi të vogël të substancave narkotike e llojit marihuanë.

Të njëjtit janë intervistuar ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.