
Ndalohen për 48 orë tre inspektorë të ATK-së, të arrestuar për ryshfet
Prokuroria Themelore ne Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka marrë Vendim për ndalimin prej 48 orë, për tre zyrtarët e AKP-së, të dyshuar për marrje ryshfeti.
Sipas Prokurorisë, A. GJ., D. N. dhe E. O. dyshohet se në cilësinë e inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.
Tutje, Prokuroria njofton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore – duke u zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të dyshuarve.
“Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Gjakovë, më 20.01.2025, është kryer bastisje në (3) tri lokacione të ndryshme. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurve A. Gj., D. N. dhe E. Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.” – thuhet në njoftimin e datës 20.01.2025.
Tre të arrestuarit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë nën dyshimet për marrje ryshfeti janë inspektorë të ATK-së.
Këtë për KALLXO.COM e ka konfirmuar zyrtari për komunikim publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi. Prokuroria Themelore në Gjakovë për KALLXO.com sot, më 20.01.2025, ka njoftuar lidhur me aksionin që rezultoi me tre persona të arrestuar nën dyshime për marrje ryshfeti. Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatës, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë edhe masat e fshehta hetimore.