Ndalohen për 48 orë të dyshuarit për fajde në Prizren

Në një aksion të Prokurorisë së Prizrenit, e asistuar nga Njësitë Speciale të Policisë, janë ndaluar për 48 orë katër persona, të cilët dyshohet se janë marrë me fajde.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ky aksion është zhvilluar pas një pune hetimore 6-mujore.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë.

Janë bastisur 8 lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptopë, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se të njëjtit duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të papërballueshme.

FOTO – Aksioni i Prokurorisë në Prizren, arrestohen disa të dyshuar për fajde