Ilustrim

Ndalohen nga Policia, pasagjeri doli nga vetura dhe e la pistoletën në tualetin e një lokali

Dy persona nga Gjilani janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli policia u gjeti armatim pa leje.

Sipas Policisë, dje rreth orës 16:20 në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjilan, kanë ndalur një makinë me tabela vendore dhe derisa zyrtarët kanë qenë duke shqiptuar tiketën për kundërvajtje, pasagjeri ka dal nga makina dhe në tualetin e një lokali ka fshehur një pistoletë me 8 fishekë të kalibrit 5.27×28.

Tutje, nga policia bëhet e ditur se në makinë është gjetur edhe një sprej CO2 dhe një pistoletë shkrepës e plastikës të cilat janë konfiskuar.

Dy të dyshuarit  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.