(Arkiv) Policë të Kosovës në veri të Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Ndalohen dy serb në Mitrovicë të Veriut, Policia iu gjeti drogë

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur substancë narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa ishte duke patrulluar në fshatin Koshtovë, ka sinjalizuar një veturë për ndalim, e cila nuk i është bindur sinjalit dhe është larguar.

Më pas, patrulla tjetër e policisë në qendër të Mitrovicës së Veriut ka arritur që ta ndalojë veturën pa targa.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari me inicialet A.D., viti i lindjes 1996, është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike.

“Lidhur me këtë policia ka iniciuar rastin, kurse me rekomandim nga prokurori rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt” – ka thënë Policia.