Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ndalohen dy persona "për armëmbajtje pa leje" në Shtime e Ferizaj

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në dy raste të ndara në Ferizaj e Shtime, ka ndaluar dy persona si të dyshuar “për armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, më 11.12.2024 rreth orës 10:50 është pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes, një person ka me vete një armë zjarri.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin me inicialet I. Q., i moshës 51 vjeçare, tek i cili është gjetur një pushkë gjuetie me pesë fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore. Ndërsa, si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, e cila ishte dhe me dokumentacion të skaduar.” – thuhet në njoftim.

Sot, më 12.12.2024, rreth orës 03:40 të mëngjesit, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, gjatë patrullimit Policia ka ndalur një veturë. Dhe, gjatë kontrollimit të personave e të veturës, te një person i dyshuar me inicialet A. S., 44 vjeçar është gjetur një pistoletë me 10 fishekë.

“Pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A. S. është ndaluar në mbajtje për 48 orë – për procedura të tjera hetimore. Ndërsa, si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.