
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Ndalohen dy persona në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
22.12.2024 - 10:22
Dy persona janë ndaluar dje me 21.12.2024 në fshatin Koshuticë të Leposaviqit pasi që dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.