Foto: Policia e Kosovës

Ndalohen 3 të dyshuar për vjedhje të drurëve në bjeshkët e Ferizajt

Tre persona janë zënë në flagrancë nga Policia e Ferizajt, të cilët po dyshohet se kanë prerë dhe vjedhur afër 15 metra dru në bjeshkët e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistë.

“Ata po i transportonin drunjët me një kamion dhe dy furgona ë…]. Automjetet dhe drunjët janë konfiskuar për procedura të mëtejme”, thuhet tutje në njoftim.

Ky aksion është zhvilluar në kuadër të planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që sa herë hasin persona që presin, transportojnë dhe shesin ilegalisht drurë të njoftojnë menjëherë Policinë.