Ndalohen 3 persona, dyshohen për falsifikim të certifikatave të vaksinimit

Tre raste të dyshuara të falsifikimeve të certifikatave të vaksinimit të COVID-19 janë identifikuar nga zyrtarët policorë të stacionit të Hanit të Elezit.

“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastet është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore.