Ilustrim

Ndalohen 13 vetura taksi me 52 emigrantë nga Siria

Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar 13 automjete të një kompanie taksie, në të cilat automjete gjendeshin gjithsej 52 emigrantë nga Siria.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Leposaviq të premten rreth orës 19:20.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar.

Rasti po trajtohet si kontrabandim me migrantë.