Ndalimet e udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar lënë Rita Orën të bllokuar në Bullgari

Anulimi i fluturimeve për në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të dyshimit se është përhapur një version i ri i COVID-19, e ka bllokuar pop-këngëtaren Rita Ora të në Bullgari, njofton media lokale, shkruan Balkan Insight.

Këngëtarja britanike e lindur në Prishtinë po xhironte një video muzikore pranë monumentit të njohur brutalist dhe ish-Shtëpisë së Partisë Komuniste Bullgare në Majën Buzludzha, në pjesën qendrore të vendit.