Ndalim 48-orësh për policin e Kosovës të dyshuar për nxitje të përçarjes

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se zyrtarit policor që ishte suspenduar dje për shkak të shkrimeve në rrjete sociale i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas njoftimet të IPK-së, zyrtari policor S.C. me detyrë në pikën kufitare “Kullë” është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Pejë.

“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar policor me detyre në pikën kufitare “Kullë” pas disa shkrimeve të publikuara në rrjetet sociale.

Policia suspendon një zyrtar policor