Ndalet në rrugë për t’iu ndihmuar, dy persona e sulmojnë një shtetas të Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë ishte ndaluar për t’iu ndihmuar dy personave të tjerë në Gjakovë, të cilët më pas, siç njofton Policia në raportin 24 orësh më 09.12.2024, e kishin sulmuar.

“Viktima shtetas i R. Shqipërisë ka deklaruar se derisa ishte duke qarkulluar me veturën e tij, është ndalur  për t’iu ndihmuar dy personave me kërkesën e tyre. Të njëjtit fillimisht e kanë sulmuar fizikisht, me shufra metalike. E, pastaj e kanë qëlluar me armë zjarri.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë. E, rasti është duke u hetuar nga organet e Drejtësisë, si “vrasje në tentativë”.