Ndahen mbi 70 grante për inovacion dhe ndërmarrësi

Në një ceremoni të organizuar në Qendrën për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Fakultetin Teknik në UP, sot u ndanë 77 grante në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Myzafer Shala i cili tha se e ardhmja e punësimit të rinisë është orientuar kah teknologjia.

“Rinia që ne e kemi, pra në disa matje që kemi bëre që nga klasa e parë e deri në të 12-ten, kemi mbi 330 mijë të rinj. Kjo rini është orientuar nga programet digjitale. Ne e kemi bërë edhe disa gjëra ku për këtë skemë kemi ndarë mbi 70 kontrata dhe me këtë këta përfitues mund të jenë lider në te ardhmen”, ka thënë ai para përfituesve të granteve.

Sipas Shalës, mosha mesatare e përfituesve të granteve është 33 vjeç ndërsa mosha më e re është 18 vjeçare.

Nga 77 përfituesit, 27 janë gra.

“E ardhmja e punësimit të të rinjve është drejtuar kah bota dixhitale. Ne duhet ta zëmë hapin për të punësuar të rinjtë tanë. Përfituesit e sotëm janë përfitues të taksapaguesve të shtetit, janë mjete të qytetarëve, kështu duhet të kuptohet”, tha tutje Shala.

Ekrem Nebihu është njëri nga përfituesit e granteve nga Ministria e Inovacionit. Ai thotë se kjo është një ndihmese për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë një biznes në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

“Unë do të bëj një kompani të konculencës online e cila ofron mundësi për punë edhe pas orës 4:00, duke parë nevojat për punë është një mundësi shumë e madhe në fushën e inovacionit. Një vlerë sa për star up, është e mjaftueshme sa për filluar”, tha ai për KALLXO.com.

“Konkurrenca ishte në mes 1 dhe 10, dhe mendoj që ishte një konkurrencë fer”, thotë ai.

Myrvete Badivuku, prorektorë në Universitetin e Prishtinës tha se përkrahja e të rinjve është motiv që arta që të punojnë.

“Në momentin që po përballemi me ikjen e të rinjve kjo përkrahje është mënyra më e mirë që ti ndalim këta të rinj. Kjo përkrahje e bënë të mundur zhvillimin dhe e bënë të mundur idetë e tyre. Këta përfitues do të jenë motivues për të rinjtë që te vazhdojnë edhe më tutje për realizimin e ideve të tyre”, ka thënë ajo.

Lista e plotë e përfituesve të granteve është KËTU.