Ndahen mbi 200 milionë euro grant për arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është miratuar granti specifik i arsimit parauniversitar i cili do të ketë buxhet prej 201 milionë e 494 mijë euro.

Ky grant është miratuar në komisionin e granteve.

Në këtë takim, sipas ministres Nagavci është marrë vendim që të mos e reduktojnë numrin e mësimdhënësve.

Nagavci ka njoftuar poashtu se në komision të garave janë aprovuar edhe politika të tjera, ku përfshihen asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, shujta ditore për fëmijët nga klasa 1 deri në të 5.

Lexoni njoftimin e plotë të ministres Arbërie Nagavci:

Para disa ditësh është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve. Ndër të tjera, aty është miratuar granti specifik i arsimit para universitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh. Në atë takim kam njoftuar se kemi planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve. Pra, rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem, ndëkohë që do të hulumtojmë dhe analizojmë situatën pas rënies të numrit të nxënëseve si dhe rishikimin e formulës së financimit te Arsimi Para universitar që ka të bëjë me parametrat e mësimdhënësve dhe të stafit administrativ dhe teknik. Këta parametra duhet të rishikohen dhe të ndryshohen për kalkulimin e grantit të ri të Arsimit Para universitar për vitet në vijim.

Në vijim po i paraqes politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i Granteve për vitin 2022/24:

Politikat në vazhdimësi për vitin 2022-2024 janë:

Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta.

Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.

Paga jubilare sipas kontratës kolektive për arsim. 

Rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore (me fokus në moshën 4-5 vjeçare) në klasa parafillore në shkolla, si dhe rritja e përfshirjes (për 10 %) të moshave të tjera në institucione të reja parashkollore.

Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.

Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët në arsimin parauniversitar. Shuma e buxhetit të kërkuar për këtë kategori është në vlerë prej 787,662.00€

Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet  shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €

Paga jubilare sipas kontratës kolektive për arsim në shumë prej  1,247,057 €

 Rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore (me fokus në moshën 2-5 vjeçare) në klasa parafillore në shkolla, si dhe rritja e përfshirjes (për 3.5 %) të moshave të tjera në institucione të reja parashkollore në shumë prej 2,014,527€ (paga dhe meditje 1,935,679 € dhe 78,848 € mallra dhe sherbime) .

 Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale  38,400 €. 

Politika të reja për vitin 2022-2024:

Mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore.

Pagesa e shpenzimeve për shujten ditore për nxënesit nga kl. 1-5.

Personeli edukativo-arsimor dhe administrativ me gjendje të rëndë shëndetësore në shumë prej  1,746,163 €, 

Pagesa e shpenzimeve për shujtën ditore për nxënesit nga kl. 1-5 është 4,000,000.00 €

Ndryshimet i bëjmë me punë e angazhim të përbashkët.