Ndahen mbi 1 milion euro shtesë për rreth 6 mijë policë

Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për zyrtarët policorë që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj COVID-19.

Sipas vendimit për zyrtarët aktivë policorë do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor.

Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020.

Shtesat për Policinë e Kosovës kanë qenë pjesë e debateve shpeshherë në Kuvendin e Kosovës.