Foto: Urim Krasniqi/BIRN.

Ndahen çmimet e EtnoFest

Pas tri ditësh aktivitete, mbrëmë janë ndarë çmimet e edicionit të dhjetë jubilar të Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale ‘Etno Fest’, i mbajtur në fshatin Kukaj të Prishtinës.

Çmimet për shfaqjen dhe performancën më të mirë u ndanë për shfaqjen “Gjuetaret e Artemides” e realizuar nga Art Polis.

Çmimi për regjinë më të mirë i është ndarë Naser Shatrollit për shfaqjen “Frigoriferi”.

Florent Salihu  fitoj çmimin për aktorin më të mire  për  shfaqjen “Frigoriferi”.

Ndërsa, aktorja më e mirë u zgjodh Ajshe Useini në monokomedinë ” Ballkanibalizëm”.

Etno Ansambli “Bresana”  nga Opoja fitoj çmimin për etno-ansambin më të mirë. Ndërsa valltari më i mirë u zgjodh Enver Osmani.

Për konstumografinë më të mirë çmimin e fitoi Etno ansambli “Katarina Josipi”  nga Zymi i Hasit.

Dyshja e valltarëve Feim Leka dhe Patriot Osmani fituan çmimin për etnoperfomancën më të mirë.

Çmimi për valltaren më të mirë iu nda Medina Kolić.

Naser Zeqiri nga Bresana e Opojës u zgjodh instrumentisti më i mirë dhe çmimi i karrierës iu nda Haqif Mulliqit.

Mirënjohjet për ata që e kanë mbështetur dhe ndihmuar këtë festival gjatë një dekade do t’iu ndahen në një ceremoni të veçantë.

Edicioni i sivjetëm i ‘Etno Fest’ iu dedikua grave dhe diellit, dhe ofroi një program ttë ekspozitave, muzikës live, shfaqje teatrore, diskutime në panel dhe kuzhinës tradicionale deri në mbrëmjen e së dielës.