
Ndahen 830 mijë euro për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës në Viti
05.1.2023 - 15:42
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, dega në Viti.
Për ndërtimin e këtij objekti, KGjK ka parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 830,000 euro.
Sipas njoftimit për kontratë, kohëzgjatja e kësaj kontrate pritet të jetë 24 muaj.
Procedura e hapur e prokurimit, është lloji i procedurës së përdorur për këtë tender, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
Data 13 shkurt 2023, është caktuar edhe afati i fundit deri kur kompanitë e interesuara mund të ofertojnë për këtë aktivitet të prokurimit.