Foto: Ekrem Kastrati / facebook
Ndahen 500 mijë euro për stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë
30.3.2023 - 18:10
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se janë ndarë mbi 500 mijë euro për investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë.
Tutje, kryetari ka thënë se këtë investim po e bëjnë përmes një memorandumi bashkëpunimi me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun.
“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”- ka shkruar Kastrati në Facebook.