Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Ndahen 12 milionë euro shtesë për Pakon Emergjente

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka marrë vendim që të ndahen 12 milionë euro shtesë për zbatimin e Pakos Emergjente fiskale.

Këtë propozim e bëri ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

“ Ministria e Financave bënë kërkesë për ndarjen shtesë të parave e mjeteve prej 12 milionë euro me qëllim të zbatimit të pakos emergjente. Mjetet merren nga Ministria Financave dhe transferohen në Ministri të Ekonomisë”, tha Bislimi.

Në muajin mars, në kohën e pandemisë COVID-19, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë.