Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
NATO: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do ta "ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit"
Çfarëdo përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do ta “ndryshonte plotësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë, tha të mërkurën sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Duke folur përpara një samiti të NATO-s në Bruksel të enjten, shefi i NATO-s paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike do të ishte një “shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe e pasojave të mëdha”.
Stoltenberg hodhi akuza ndaj Kinës për shkak të ofrimit të kësaj së fudnit për mbështetje politike dhe për “përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante” duke shtuar po ashtu se roli i Pekinit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës do të trajtohej në samit.
Ai tha se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për ta zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund të sigurojë “mbështetje materiale për pushtimin rus”.
Stoltenberg kërkoi që Bjellorusia gjithashtu duhet t’i japë fund “bashkëfajësisë së saj në pushtimin e Putinit” dhe paralajmëroi se vendimet e marra në samitin e nesërm do të kenë “implikime të mëdha”./CNN
Përgatiti: Nuhi Shala