Mircea Geoana - Foto: REL

NATO: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të mërkurën se është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise.

“NATO përkrah fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequra nga Bashkimi Evropian” – ka shkruar Geoana në “Twitter”.

Ai ka treguar se lidhur me këtë ka biseduar me të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Angazhimi i Aleancës për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor është i fortë gur.

Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.