Flamuri i NATO-s

NATO dënon retorikën 'e rrezikshme' bërthamore ruse

NATO ka dënuar retorikën “të rrezikshme” dhe “të papërgjegjshme” të Rusisë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, raporton BBC.

Organizata po “monitoron nga afër” situatën dhe tha se masa nuk do ta çojë atë në ndryshimin e strategjisë së saj bërthamore.

SHBA tha se nuk besonte se Rusia po përgatitej të përdorte armë bërthamore.

Bjellorusia ndan një kufi të gjatë me Ukrainën, si dhe me anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të trajtuar kërcënimin e mundshëm të njoftimit të Presidentit Putin të shtunën.