Nata e të rinjve në Gjakovë/ Foto: KALLXO.com

'Nata e të rinjve' në Gjakovë

Parku “Ali Podrimja”, në komunën e Gjakovës sonte ka mbledhur qytetarët për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Me muzikë e performancë dhe nën tingujt e instrumenteve muzikore, është përmbyllur nata e sotme për të vazhduar muajin e rinisë me aktivitete të radhës.

Ideal Zhaveli nga organizata “Activism Roots”, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se ky organizim mbahet çdo vit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë për rritur ndikimin dhe fuqinë e të rinjve në shoqëri.

“Organizata ‘Activism Roots’ ka për qëllim promovimin e të rinjve nga të gjitha fushat. Eventi ka për qëllim rrjetëzimin e të rinjëve dhe promovimin e talentëve në muzikë dhe art” – ka treguar Zhaveli.

Ndërkaq, Viola Bejtullau, performuese e natës së sotme është shprehur se ka zgjedhur të këndojë këngën “Vendi im” pasi i pëlqen që ato vargje t’ia kushtojë vendit të saj.

“Secili brenda mundësive dhe talentit të tij mund të kontribojë më të mirën dhe të bashkuar të ngrisim vendin” – shton Bejtullahu.

Ky aktivitet është organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata “Activism Roots” dhe është mbështetur nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport.

Ndërkaq, në sheshet e Prishtinës, në ditën ndërkombëtare të tyre, të rinjtë e Kosovës sot kanë protestuar, duke vendosur valixhet, e treguar rrëfimet e tyre se po detyrohen të largohen nga Kosova për një të ardhme më të mirë.

Nën sloganin “Kur bohet mirë?”, nisma u orgnaizuar nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR).

Nata e të rinjëve në Gjakovë/ Foto: KALLXO.com
Nata e të rinjëve në Gjakovë/ Foto: KALLXO.com