Naser Zyberi, kandidat shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

Naser Zyberi është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Emrin e tij e shpalosi sot kreu i integristëve, Ali Ahmeti në konventën promovuese të kandidatëve për deputetë në Prespë.

Ahmeti tha se këtë vendim e kanë marrë pas konsultimeve që i kanë bërë me shoqërinë civile, akademikë, njerëz të fushave dhe kontribues si në kulturën shqiptare e shtetërore ashtu edhe intelektuale.

“Pasi janë shterur të gjitha konsultat, duke e promovuar si ide, ide që duhet mbështetur nga të gjithë shqiptarët, por pse jo, kësaj ideje duhet t’i gëzohen edhe bashkëqytetarët maqedonas, sepse është ide në të mirë të të gjithëve,” tha Ahmeti./TV21