Naser Ramadani qorton deputetët pa maska

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi kritikoi deputetët për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19

“Ky vend nuk i plotëson kushtet me u mbajt mbledhjet, janë pa maska njerëzit”, tha ai.

Por përkundër kësaj mbledhja e komisionit është mbajtur kur për rreth dy orë ka raportuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Anëtarët e Komisionit por edhe zyrtarët e ministrisë dhe Institutit, nuk kanë respektuar distancën fizike mes vete.

IKShpK-ja në vazhdimësi ka bërë thirrje të qytetarëve për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së coronavriusit, duke theksuar se bartja e masave mbetet obligative.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1,916 raste me coronavirus, janë shëruar 973 dhe kanë vdekur 34 pacientë.