Naser Ramadani: Masat e reja për kufizim të lëvizjes do të ndikojnë për të mirë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë se vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera të linjës janë në të mirë të popullatës.

Ramadani ka thënë po ashtu se IKSHPK po kujdeset në maksimum në mënyrë që të ruajnë sa më shumë jetët e qytetarëve dhe të kenë sa më pak jetë të humbura.

“Sot është natë e madhe, sepse me këto vendime që janë marrë do të ndikojnë shumë dhe në të mirë të popullatës sonë. Këto vendime do të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit dhe përmes paktit që qytetarët që të kenë durim dhe të tregojnë qytetari evropiane duke ruajtur shëndetin dhe respektuar vendimet. Ne po bëjmë të pamundurën që të ruajmë sa më shumë jetë dhe sa më pak humbje të jetëve, këtë ju premtojmë sot. Të qëndrojmë në shtëpi, distancë dy metra dhe të kujdesemi për higjienën personale”, tha Ramadani.

Këto masa do të hyjnë ne fuqi me 15 prill në ora 6 në mëngjes.