Naser Ramadani: Ende s'kemi shifër për përqindjen e popullsisë që e ka kaluar COVID-19

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se ende nuk dihet se sa për qind e popullisë të Kosovës e  ka kaluar COVID-19.

Ramadani ka thënë se së shpejti do të nisin një hulumtim në terren në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të parë se sa për qind e popullsisë në Kosovë e kanë kaluar COVID-19.

“Do ta kemi së shpejti shifrën se sa për qind e popullisë e ka kaluar COVID-19, do të jetë shumë shpejt sepse është hulumtim i përbashkët me OBSH. Personeli i IKSHPK është i gatshëm por nuk mund të jap një datë të saktë për shkak të OBSH”, tha ai.

Ramadani gjatë emisionit “Kallxo Pernime” ka folur edhe për testimet për COVID-19 që janë duke u bërë në laboratorët privatë duke thënë se të njëjtat kryejnë 20 deri në 30% të testimeve ditore ndërsa IKSHPK, 75%-80%.