Naser Ramadani: 10 raste të dyshuara me coronavirus po testohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media ka deklaruar se asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga coronavirusi.

Ai ka njoftuar se do të bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave në çdo institucion.

“Do të përgatiten karantina, në Vranidoll, qendra e azilkërkuesve dhe qendra e inovacionit ku ka qene me herët KFORi gjerman”, ka thënë Vitia.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se 10 raste janë duke i testuar sot, por që rezultatët pritet të dalin më vonë.

“Ne kemi filluar më 8 shkurt 2020 testimin e rastit të parë të dyshimtë, edhe deri me sot kemi testuar 82 raste dhe sot i kemi futur ne punë 10 raste”, u shpreh ai.