Naser Krasniqi emërohet kryeshef në AUV
13.11.2020 - 09:49
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do ta ketë kryeshef Naser Krasniqin.
Ky vendim është marrë nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, me propozimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
“Valdet Gjinovci ka përfunduar mandatin andaj propozohet zëvendës kryeshefi Naser Krasniqi”, tha ai
Ndërsa në Këshillin Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në vend të Imer Haziri është emëruar Rreze Gecaj.